Në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë është bërë zbulimi pllakës përkujtimore “Heronjtë e Kosovës” për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës. Në zbulimin e pllakës përkujtimore morën pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar sakrificën e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre që ranë në krye të detyrës tha se është mision i Qeverisë që çdo qytetarë i këtij vendi të ndjehet i sigurt, raporton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Ndërsa siguroi se familjet e të rënëve do të kenë mbështetjen materiale të qeverisë që ai drejton.
I pranishëm në këtë hapje të pllakës përkujtimore ishte edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili tha se Policia e Kosovës është institucioni më i rëndësishmi i cili përkujdeset për sigurinë publike.
Kurse drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmet, i cili tha se puna në këtë institucion nuk është e zakonshme, pasi duhet të përballesh edhe me rreziqe për jetë.
Megjithatë ai shto se 21 policët e rënë u shndërruan në model se si duhet mbrojtur vendi.
Këta janë 21 policët të cilët ranë në mbrojtje të vendit:
Lazim Rexhepi, Dajush Hasani, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapashtica, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanovic, Misin Krasniqi, Enver Zymberi, Jahi Maliqi, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj, Sami Thaçi.