Nga sot, bota ka 7111 gjuhë sipas Ethnologue. Një e treta e këtyre gjuhëve janë të rrezikuara dhe fliten vetëm nga shumë pak njerëz, në rastin më të mirë 1000 folës, shkruan Fol Drejt.
Sipas thelanguagenerds.com, ajo që është edhe më serioze është se më shumë se 50% e popullsisë së botës mbulohet nga 23 gjuhë kryesore, shkruan
Gjuhët u shfaqën rreth 100,000 vjet më parë dhe kanë evoluar që atëherë. Gjuhët janë gjithmonë në një gjendje fluide; disa shuhen e disa degëzohen dhe na japin më shumë gjuhë. Përjashtimisht, disa gjuhë i kanë mbijetuar periudhave të gjata kohore dhe erozionit dhe kanë arritur në botën moderne.
Këtu janë 10 nga gjuhët më të lashta që fliten edhe sot:
1. Hebraisht:
Viti: shekulli i 10-të p.e.s.r.
Shteti: Izrael.
Numri i folësve: 9 M.
2. Baske:
Viti: I panjohur.
Vendi/rajoni: Bask.
Numri i folësve: ~750,000 njerëz.
3. Arabisht:
Viti: 1000 p.e.s.r.
Vendi: Vendet e Ligës Arabe.
Numri i folësve: 310 M.
4. Tamile:
Viti: 300 p.e.s.r.
Vendi: India dhe Sri Lanka.
Numri i folësve: ~80 M.
5. Persisht/Farsi:
Viti: 600 p.e.s.r.
Vendi: Iran.
Numri i folësve: ~ 110 M.
6. Greqisht:
Viti: 1450-1350 p.e.s.r.
Shteti: Greqi.
Numri i folësve: 13 M.
7. Kinezisht:
Viti: 1250 p.e.s.r.
Vendi: Kina dhe pjesë të Azisë Juglindore.
Numri i folësve: 1.2 miliardë.
8. Lituanisht:
Viti: 1500 pas erës së re.
Shteti: Rajoni Baltik.
Numri i folësve: ~ 3 M.
9. Islandeze:
Viti: 1100 pas erës së re.
Vendi: Islanda.
Numri i folësve: 358,000 njerëz.
10. Galeisht irlandeze:
Viti: Shekulli 4 pas erës së re.
Shteti: Irlandë.
Numri i folësve: 1.2 M./FolDrejt/