Vullnetarë të grupit “Vullnetarët kërkim – shpëtim” kanë dal mëngjesin e mërkurës në pikën kufitare në Vërmicë për të nderuar me nga një karafil të bardhë trupat e pajetë të mërgimtarëve që pritet të arrijnë në Kosovë.
Në aksidentin e së dielës (25.07.2021) në Kroaci mbetën të vdekur 10 bashkatdhetarë të cilët kishin marrë rrugën nga Frankfurti i Gjermanisë për tek më të dashurit e tyre në Kosovë, raporton telegrafi, përcjell FolDrejt.com.
Trupat e mërgimtarëve që humbën jetën në aksionin tragjik mëngjesin e së dielës në Kroaci pritet që sot të vijnë në Kosovë. Ndërkaq ende nuk dihet nëse do të dërgohen fillimisht në morg në Prishtinë apo do të dërgohen tek familjarët e tyre për t’u varrosur.