Njëri ndër figurat qendrore të politikës gjermane në fundshekullin e kaluar, Helmut Schmidt (1918-2015) vdiq në këtë ditë përpara tre vitesh 10.11.2015. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Në vitin 1957 zgjidhet deputet, në 1972 ministër i financave, ndërsa në dekadën e fundit të shekullit të kaluar mbajti postin e kancelarit. Përveç politikan ai shquhej edhe për filozofi dhe publicistikë duke qenë botuesi i kulturores gjermane “Die Zeit”. Ky politikan i shumanshëm e ngriti dhe e vendosi Gjermaninë në shtetet më të zhvilluara të botës, pas imazhit të keq që fitoi pas LDB.
Vlen të theksohet se në tetor 1998, ai dha urdhrin e fundit si kancelar i Gjermanisë – të bombardohet Jugosllavia pas masakrave që kryen ushtarët serbë mbi shqiptarët e Kosovës. Më pas ai tërhiqet nga politika dhe zëvendësohet nga Angela Merkel. Foldrejt.com ju sjell fjalitë e tij të pavdekshme.
Mbi artin e politikës
-Sinqeriteti nuk don të thotë të thuash gjithçka çfarë mendon. Sinqeritet don të thotë atëherë kur nuk thuash asgjë, për ata gjëra që s’ke menduar fare.
-Zvarritja është tempoja e demokracisë.
-Politikanët dhe gazetarët ndajnë fatin e njejtë, pasi sot flasin për gjëra, të cilat, nesër duhet ti kuptojnë.
-Kush nuk studion të kaluarën, do përgatisë gabimet e njejta. Kush e studion, do gjejë mundësi tjera për gabimet.
-Besimi te politikanët kurrë nuk ka qenë kaq i ulët sa çështë sot. Kjo vlen për shkak të televizorit, pasi në të, politikanët flasin vetëm për gjëra sipërfaqësore, duke menduar, se kjo është gjëja kryesore për të ruajtur fytyrën e tyre.
Mbi Gjermaninë
-Mendoj se gjermanët më pak protestojnë për 5% papunësi, sesa për rritjen e inflacionit 5%.
-Gjermanët nuk mund të jetojnë gjatë të zhvilluar, nëse popujt tjerë europianë nuk kanë standartin e lartë.
-Gjermania sot është eksportuesi më i madh i armëve në botë, pas SHBA-së dhe Rusisë. Këtë zhvillim e shikoj tërësisht të dëmshëm. Pasi kjo do të thotë rritje të rrezikut në botë për fajin tonë.
Për Europën
-Europa nuk ka qenë kurrë e qeverisshme.
-Pa fuqinë energjitike të SHBA-ve, pa solidaritetin e saj moral, nuk do kishte sot Bashkim Europian.
-Nëse ne përzihemi gjithkund, edhe aty ku është e padrejtë, atëherë rrezikojmë Luftën e Tretë Botërore.
-Shtetet multikulturore janë iluzione të intelektualëve.
-Debatet mbi ndryshimet klimaterike janë histerike dhe të kota. Ndryshime klimaterike ka pasur prej kur ekziston Toka.
Mbi jetën
-Një person që nuk ka provuar dashurinë, s’ka jetuar akoma. Pavarësisht nëse është 18, 21 ose 36 vjeçar.
-Pas të 30-ve secili është fajtor për karakterin e vetë.
-Personat që më kanë shqetësuar më tepër janë ata që harxhojnë kohën duke folur. Të tillë ka plot.
-Karakteri tregohet kur ke kriza.
-Unë skam mobil. Dhe nëse do kisha, nuk do e përdorja.
-“Kush ka vizione, duhet të shkojë te mjeku…”