Është fëmijë dhe si çdo moshatar kërkonte të gjuaje me topa bora. Por 11 vjeçari harroi se gjuajtja me topa bore në drejtim të veturave mund të sjellte dëme të konsiderueshme materiale.
Të hënën pak para orës 16:30, në rrugën kryesore midis Unterageri dhe Oberageri, ai formoi një top bore dhe e hudhi drejt një kamioni që po kalonte. Shoferi menjëherë preki frenat duke besuar se ai kishte shkelur apo kaluar mbi dicka. Frenimi i vrullshëm bëri që makina mbrapa kamionit të mos ketë kohë të plotë reagimi duke i rënë në pjesën e pasme.
Si pasojë e këtij aksidenti dëmet llogariten në 20 mijë franga, shkruan blick.ch, përcjell foldrejt.com.