Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 12,916, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në rreth 32,850, që nga fillimi i sulmit izraelit në Rripin e Gazës më 7 tetor.
“Deri në mbrëmjen e së dielës, numri i të vdekurve ishte më shumë se 12,700, duke përfshirë rreth 5,350 fëmijë, 3,250 gra dhe 695 të moshuar, ndërsa numri i të plagosurve arriti në më shumë se 30,000”, thuhet në deklaratë, sipas agjencisë WAFA.
Ai shtoi se më shumë se 4,500 palestinezë janë ende të zhdukur, duke përfshirë 3,500 fëmijë që besohet të jenë të bllokuar ose të varrosur nën rrënoja.