Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar gjithsej 121 pacientë të infektuar me COVID-19.
Përmes një njoftimi, spitali i Pejës ka bërë të ditur se tre pacientë janë futur në respiratorë, ndërsa 97 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Prej këtyre pacientëve 15 janë në gjendje të rëndë.
Ndërsa katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës janë 19 të infektuar me COVID-19 dhe 7 mjekë, 6 infermierë dhe 6 punëtorë të shërbimit teknik.