Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga shinat të një treni udhëtarësh në linjën Mashhad-Yazd në Iran.
Sipas Agjencisë Studentore iraniane të Lajmeve (ISNA), guvernatori special i rajonit Tabas, Ali Akbar Rahimi ka thënë se këtë mëngjes katër vagonë të trenit Mashhad-Yazd dolën nga shinat në një zonë afërt stacionit Tabas shkruan AA transmeton Fol Drejt.
“Menjëherë pas aksidentit, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar në rajon njësitë e situatave emergjente dhe të shpëtimit hekurudhor”, tha Rahimi i cili shtoi se në tren ndodheshin 420 udhëtarë, ku 17 prej të tyre kanë humbur jetën ndërsa 30 të tjerë janë plagosur 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Rahimi theksoi se në vendngjarje krahas 12 automjeteve të situatës emergjente janë dërguar edhe 3 helikopterë./FolDrejt/