Për t’ju arratisur policisë një 18 vjeçar voziti tej normave të lejuara dhe kreu një krim makabër në Hanover: shkoli për vdekje një 82 vjeçar. Për të mos mbaruar këtu, 18 vjeçari kishte edhe veturën e grabitur dhe nën efektin e alkoolit, përcjell foldrejt.com, shkrimin e mediave gjermane.
Tashmë 18 vjeçari është dënuar me tetë vjet burg, për shkak se Gjykata e akuzoi për vrasje, ngjashëm si dënimet për raser në Zvicër.
Raser cilësohet secili person i cili vozit 80 km/h më shumë sesa norma e lejuar./Foldrejt.com