Viti 2022 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Britaninë e Madhe pasi temperatura mesatare vjetore ka qenë mbi 10 gradë Celsius.
“Të dhënat e plota mesatare vjetore të temperaturës në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2022 rezultuan në një shifër paraprake prej 10.03°C, më e larta në të dhënat që datojnë që nga viti 1884”, thuhet në një deklaratë të zyrës britanike të meteorologjisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Më 28 dhjetor, departamenti paralajmëroi se viti 2022 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar në Britaninë e Madhe.
“Rezultatet treguan se regjistrimi i temperaturës 10°C (gradë Celsius) në një klimë natyrore do të ndodhte një herë në rreth 500 vjet, ndërsa në klimën tonë aktuale mund të jetë aq shpesh sa një herë në tre deri në katër vjet”, tha Nikos Christidis, një shkencëtar i angazhuar në zyrën e meteorologjisë./FolDrejt/