Ashtu siç edhe pritej, kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi ka folur për zgjedhjet e kryetarit të Maqedonisë dhe tre komunave, Dibër, Ohër dhe Novo Sellë. Sipas tij, data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve është 21 prilli, me arsyen se 28 prilli është datë e Pashkëve, informon foldrejt.com.
“Për faktin që 28 prilli ka të bëj dhe korrespondon me ditën e Pashkëve, sugjerimi është që raundi i parë të mbahet më 21 prill dhe raundi i dytë më 5 maj me faktin që deri më 12 maj duhet të bëhen të gjitha përgatitjet dhe vendimet paraprake që burojnë nga KSHZ-ja. Më së voni më 8 shkurt unë duhet t’i shpall zgjedhjet presidenciale me atë që të siguroj që raundi i parë të mbahet më 21 prill,” deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Kjo tregon se në fillim të marsit do mësohen edhe kandidaturat për zgjedhjet./Foldrejt.com