Pas protestave të mbrëmshme në Paris kundër reformës në sistemin e pensioneve, janë arrestuar 234 persona.
Në rrugët e Parisit mbrëmë janë dislokuar 2000 policë, ndërsa gjatë trazirave janë plagosur 11 policë dhe xhandarë, raporton portali i televizionit francez BFMTV, përcjell Fol Drejt.
Zjarrfikësit në Paris shuan 240 grumbuj mbeturinash të djegura, të cilat mbetën në rrugët e kryeqytetit francez për shkak të grevës së punonjësve të shërbimeve komunale./FolDrejt/