Iniciatori i kampanjës “Besa Besë, mos bli prodhime serbe!” Burim Piraj ka njoftuar se importi i mallrave serbe në tregun e Kosovës, ka rënë në mënyrë rapide dhe se kampanja ka pasur sukses, shkruan Fol Drejt.
“Bojkoti duhet të vazhdojë në maksimum që asnjë produkt serb të mos ketë vend në tryezat tona” – thuhet ndër të tjera në reagim.
Sipas njoftimit, në muajin shkurt të vitit 2022, Republika e Kosovës importoi 24.6 milion euro mallra prej Serbisë, ndërsa në muajin shkurt të këtij viti, importoi 21.5 miliardë euro.