Chelsea nuk arriti të fitojë para tifozëve të vet ndaj Fulhamit në ndeshjen e parë të Premierligës së 22-të angleze, e cila përfundoi pa gola.
Përforcimi më i shtrenjtë i paguar në historinë e klubit, lojtari i ri më i mirë i Botërorit të kaluar, mesfushori 22-vjeçar argjentinas Enzo Fernandez bëri debutimin e tij në Premier League, por nuk do të ketë asgjë me rëndësi për ta kujtuar këtë paraqitje.
Për shkak të lëndimit, Mateo Kovaçiq nuk ka luajtur për vendasit në këtë ndeshje.
Fulham përkohësisht doli në vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa Chelsea është në pozitën e nëntë me dy pikë më pak.
Lideri i Ligës, Arsenal ka 50 pikë, pesë më shumë se Manchester City i vendit të dytë, i cili ka një ndeshje më shumë. 11 pikë pas Arsenalit janë Newcastle dhe Manchester United, po ashtu me një ndeshje më shumë, transmeton Fol Drejt.