Futbollisti 35-vjeçar uruguaian, Luis Suarez, pati një debutim të shkëlqyer në klubin e tij të ri brazilian Gremio duke shënuar tre gola në një pjesë.
Së fundmi, Suarez, si lojtar i lirë, u largua nga Nacional uruguajan dhe iu bashkua Gremios, një skuadër që sezonin e kaluar luajti në Serinë B braziliane, por arriti të rikthehej në elitën e Serisë A.
Në ndeshjen e Superkupës së Recope Gaucho, Gremio e tij mundi Sao Luiz 4-1 dhe Suarez shënoi tre gola në pjesën e parë.
Suarez shënoi një hat-trick në pjesën e parë për herë të parë që nga dhjetori 2013. Herën e fundit që ai e bëri këtë ishte si lojtar i Liverpool kundër Norwich në Premier League, transmeton Fol Drejt.