Bustet e personaliteteve të mëdha kryhen për respekt të tyre, por ndodh që skulptorët të mos jenë të duhurit ose ndokush ua ka bërë qejfin se vepra e tyre është ‘super’. Kështu ka ndodhur dikur me bustin e Skëndërbeut në Dibër të Madhe, bustin e Adem Jasharit në Radush të Sarajit dhe së fundi bota e futbollit është nxitur nga jehona e shpërndarjes së fotogtafive të dy busteve të dy sulmuesve më të mirë botëror: Muhamed Salah në Egjipt dhe Christiano Ronaldo në Maduro të Portugalisë, shkruan foldrejt.com.
Në World Youth Forum të Sharm El Sheikh është bërë publike skulptura e Salah nga artisti Mai Abdel Allah që ka nxitur qindra-mijëra komente nëpër rrjetet sociale.
Forumi britanik „ODDbible“ pyeste ironikisht: kush e ka bërë këtë?