Ndërsa po provonin ta kalonin kufirin Shqipëri – Kosovë, kanë hasur në pjesëtarët e Policisë së Kosovës, e më pas, kanë shkrepur me armë zjarri në drejtim të këtyre të fundit, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, sipas PK-së, tre prej tyre kanë përfunduar në pranga:
“Policia e Kosovës ka pranuar sot një informatë nga Policia e Shtetit në Shqipëri se disa persona kanë tentuar të futen në Kosovë në vijën kufitare në mënyrë ilegale”.
Nexhmi Krasniqi, Drejtor i Policisë Kufitare, për Klan Kosova kanë e kanë konfirmuar ngjarjen duke thënë se njëri prej sirianëve ka shkrepur një armë zjarri në drejtim të tyrin, por “Autoritetet policore të vijës së gjelbër në Vërmicë i janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur që të arrestojnë tre prej të dyshuarve, derisa një tjetër është ende në arrati”.
I arrestuari, sipas policisë, është i njohur për autoritetet./FolDrejt/