Siç shkruajnë një sërë mediash shqiptare dhe gjermane, si nex24.neës, rreth 40 mijë kosovarë presin lejen e punës nga ambasada gjermane në Prishtinë, informon foldrejt.com.
Shumica e aplikuesve marrin përgjigje pozitive “veçanërisht ata të cilët kanë lidhur kontratë me firma serioze.”
“Nuk kthehem në Kosovë, pa një ndryshim rrënjësor të politikës”, “Pavarësisht se kam aplikuar në shumë vende pune, konkurse, ishte e kotë”, “Këtu vlerësohesh, në Kosovë jo”, janë disa nga qëndrimet e të rinjve të shkolluar të cilët kanë braktisur vendin.
Ata zgjodhën Gjermaninë si vend që do tu plotësoj ëndrrat e tyre për një punë dhe jetë më të mirë, që siç thonë ata, nuk e gjetën në Kosovë. Viza për të kërkuar punë i jep të drejtën një personi të kualifikuar që të vijë në Gjermani pa kontratë pune. Rregulli aktual parasheh se kush gjen punë brenda këtij gjashtëmujori, nuk ka nevojë të dalë nga Gjermania për të marrë vizë pune, por mund të aplikojë direkt në zyrën e të huajve, në vendin ku jeton.
Kjo pritet të ndodhë në mesin e vitit 2019 ndërsa është parashikuar të hyjë në fuqi në vitin 2020.