Një burrë 40-vjeçar ka vdekur pasi u përplas nga një autobus në Londër, ndërkohë që shoferi u arrestua, shkruan Daily Mail Online, përcjell Fol Drejt.
Policia u njoftua në orën 21:20 të së shtunës nga stafi në një spital të Londrës perëndimore pasi një burrë u pranua me lëndime të rënda pas incidentit në Hounslow.
“Pavarësisht përpjekjeve të tyre, burri vdiq pak kohë pas mbërritjes”, tha Policia në një deklaratë.
Shoferi 59-vjeçar i autobusit është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm dhe mosndalimi në vendngjarje.
Ai u dërgua në paraburgim dhe më pas është liruar me kusht.
Policia thotë se e di identitetin e burrit dhe ka njoftuar të afërmit e tij.
Ata po mbështeten nga oficerë të trajnuar dhe një ekzaminim pas vdekjes do të bëhet në së shpejti.
Policia tha: “Oficerët nga Njësia e Hetimit të Aksidenteve të Rënda duan të dëgjojnë nga këdo që mund të ketë qenë duke vozitur në zonë dhe ka kapur pamjet e kamerave, ose ata që mund të kenë qenë dëshmitarë të incidentit”. /FolDrejt/