Një person ka përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, me ç’rast rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, policia ka pranuar informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.
Siç njofton tutje policia, menjëherë kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin M.H (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H ( F/K) e moshës 37 vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje./FolDrejt/