Shqipëria dhe Zvicra festojnë përvjetorin e 50-të të raporteve diplomatike mes tyre. Zvicra si vend neutral, krahas Francës së studimeve të pambaruara të diktatorit Enver Hoxha, ishin ndër të pakta vende që kishin raporte diplomatike me Tiranën komuniste, informon foldrejt.com. Për këtë sebep, Këshilltari Federal i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e jashtëm Cakaj.
Përveç bisedimeve rreth problemeve politike në Ballkan dhe OSCE, ministrtia e jashtme zvicerane EDA, jep edhe një detaj të rëndësishëm, përcjell foldrejt.com. Prej 1996, shteti i Zvicrës ka investuar plot 345 milion franga në zhvillimin e shtetit të Shqipërisë. Krahas Gjermanisë, është ndër dhuruesit më të mëdhenj të Shqipërisë.
Poashtu, vlen të theksohet se diaspora shqiptare në Zvicër, poashtu ishte ndër më të zëshmet dhe dorëlëshuara në dërgesat e remitencave drejt familjarëve në trojet etnike shqiptare. Mjafton të përmendin tërmetin dramatik të Durrësit 2019, ku mërgata zvicerane dërgoi mbi 10 milion franga. Në këto momente nuk na mbetet asgjë veç të urojmë që ky raport mes dy shteteve të zgjasë edhe për mijëra vite me radhë./Foldrejt.com