Një grua ka vdekur pasi u shkel nga një tufë prej 30 lopësh teksa ishte duke shëtitur me qenin e saj në një fushë të një fshati në West Sussex.
55 vjeçarja është përshkruar nga miqtë si një ‘person i butë’ që ‘i donte kafshët’.
Banorët e tmerruar vendas treguan se si ajo u gjet ‘e mbuluar me gjak’ pranë fshatit të Billingshurst në West Sussex pak para mesditës të së hënës.
Njerëzit nxituan në ndihmë përpara se të mbërrinte policia, mjekët ndihmës dhe një ambulancë ajrore, duke iu përgjigjur shqetësimeve për mirëqenien e një gruaje të parë në një fushë në Rowner Road rreth orës 11:40 të mëngjesit.
Megjithatë, ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.
Banorët pretenduan se një burrë u plagos nga të njëjtat lopë ‘të çmendura’ në maj të këtij viti dhe u desh të transportohej me helikopter në spital, por mbijetoi, transmeton Klankosova.tv.