Gjashtë persona pranuan ndihmë mjekësore pas një aksidenti të trafikut në Viti.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:30, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, njofton policia./FolDrejt/