Një sondazh i opinionit publik i kryer në Gjermani zbuloi se 75 për qind e opinionit besojnë se Forcave të Armatosura Gjermane (Bundeswehr) u mungon aftësia për të mbrojtur vendin.
Anketa është kryer më 11 dhe 12 mars me 5013 persona dhe është realizuar nga kompania kërkimore “Civey” për revistën “Focus”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Rezultatet e sondazhit zbuluan se 75 për qind e të anketuarve thanë se nuk besonin në aftësinë e Bundeswehr-it për të mbrojtur vendin. Dhjetë për qind e të pyeturve besojnë në aftësinë e ushtrisë gjermane dhe 15 për qind nuk e kanë shprehur mendimin e tyre.
Financim më të madh për ushtrinë mbështetën 69 për qind e të anketuarve.
Dy të tretat e gjermanëve të anketuar besojnë se vendi i tyre në afat të gjatë duhet të shpenzojë më shumë se dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Përqindja e njëjtë gjithashtu ndajnë mendimin se Gjermania duhet të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Operacionet ushtarake ruse në Ukrainë shihen si kërcënim për Gjermaninë nga 68 për qind e të anketuarve.
45 për qind e të anketuarve besojnë se Gjermania definitivisht nuk duhet të ketë bombë atomike, ndërsa 22 për qind e tyre besojnë se duhet.
Në rast lufte, 57 për qind e gjermanëve të anketuar deklaruan se nuk do të merrnin armët, ndërsa vetëm 22 për qind deklaruan se do të luftonin.