Ata ndjenë kënaqësi nga puna, ku fitojnë kontakte me persona tjerë: 90 përqind e të gjithë pensionistëve gjermane kërkojnë të vijojnë punën për shkak të kësaj arsyeje.
Çdo i katërti pensionist fillon punën në tre vitet e para pas pensionit të tij. Kjo bëhet e ditur nga anketa institutit gjerman IAB e publikuar të martën, përcjell albinfo.ch. Te gratë kjo përqindje është 31 përqind, te burrat 28 përqind.
Rreth 70 përqind e gjithë grave punojnë për shkak se kanë nevojë edhe për para. Te burrat kjo përqindje është vetëm 53 përqind. Kjo vjen si pasojë e pensioneve më të vogla te gratë, për shkak se kanë punuar më pak – duke ju përkushtuar familjes.
Studimi ka ardhur pas anketimit të rreth 1000 burrave dhe grave të moshës nga 58 deri 69 vjeç, të cilët minimalisht kishin marrë pension tre vjet.
Se vazhdimi i punës nuk ka të bëjë vetëm me përfitimin material, këtë e thotë përfundimi vijues: te pensionistët që marrin 1000 euro në muaj, vijojnë punën 29 përqind të grave dhe 26 përqind të burrave; kurse te pensionistët që marrin sëpaku 2500 eur, vijojnë punën 60 përqind të burrave dhe grave.
Te burrat vlen si vijon: sa më të arsimuar janë, aq më tepër angazhohen me punë pas pensionit.
“Politika dhe kompanitë duhet të krijojnë rregulla më fleksibile dhe të pranuara, ashtë që dëshirat e punësimit fitimprurës të realizohen më mirë në moshën e pensionit “, thotë në fund studimi i IAB.