Një djalosh erdhi te Musai alejhis-selam që ta luste Allahun ta pasuronte. Musai alejhis-selam e pyeti se a dëshironte që Allahu ta pasuronte në 30 vitet e para të jetës apo në 30 vitet e fundit?Djaloshi u hamend dhe nisi të mendonte rreth këtyre dy zgjedhjeve.
Më pas vendosi që Allahu ta pasuronte në rininë e tij, mbase nuk e dinte se a do të jetonte 60 vite. Nga ana tjetër ai harroi dobësinë, lodhjen e pleqërisë si dhe sëmundjen.Musai alejhis- selam i bëri lutje Allahut që ta pasuronte këtë djalosh në 30 vitet e para të jetës. Allahu i dha shumë pasuri këtij djaloshi.
Djaloshi u bë burrë dhe u ndihmonte edhe të tjerëve dhe jo vetëm me pasuri. Ai i ndihmonte në tregtinë, industrinë dhe bujqësinë e tyre, u ndihmonte të varfrit që të martohen, i ndihmonte jetimët dhe nevojtarët.Mbaruan 30 vitet e para dhe filluan 30 vitet tjera ndërkohë që Musai alejhis-selam priste ngjarjet.
Kalonin vitet dhe njeriu ishte në gjendjen e mëparshme, madje, pasuria iu shtua edhe më tepër. Musai alejhis-selam iu drejtua Allahut duke iu lutur se 30 vitet e para mbaruan. Allahu iu përgjigj: E pashë robin tim se ai u hap dyert e rizkut tim për robërit tim, prandaj u turpërova t’i mbyll atij derën e rizkut Tim. /xhamiaime.com