Kryeministri Aleksis Cipras ka pasur sukses në luftën kundër borxheve kolosale greke, uljen e papunësisë dhe zbatimin e programit të kursimit, megjithatë partia e tij e majtë Syriza është seriozisht e kërcënuar: kontesti i emrit mes Athinës dhe Shkupit se kujt i takon “emri dhe kultura e Maqedonisë antike”, shkruan media gjermane tageschau.de.
Me Marrëveshjen e Prespës u arrit që emri i ri i Maqedonisë të jetë Republika e Maqedonisë Veriore. Sa i takon Shkupit, gjithçka pritet të përfundojë në janar, megjithatë probleme shfaqen në Athinë.
Kjo pasi edhe parlamenti grek duhet ta kalojë Marrëveshjen e Prespës, ku partnerët e koalicionit të Syriza nuk e mbështesën në asnjë mënyrë marrëveshjen.
Kjo mund të sjellë zgjedhje të parakohshme parlamentare greke në fillim të vitit të ardhshëm. Mund të mbahen në maj – sëbashku me zgjedhjen e përgjithshme europiane.
Por frika ekziston, që Shkupi zyrtar të kalojë të gjitha ndryshimet Kushtetuese, kurse Greqia në fund të mos e ratifikojë për shkak të problemeve të brendshme politike.