Sipas mediumit spanjoll Sport, agjenti i Ansu Fatit, Jorge Mendes, ka informuar Barcelonën se mund të arrijë një ofertë e madhe parash për sulmuesin e ri në verë.
Fati është ulur si rezervist shpesh nga Xavi në këtë sezon dhe pavarësisht vullnetit të tij për të qëndruar, nga klubi katalanas po kërkojnë ta shesin atë në mënyrë që të mbledhin fonde për të lehtësuar kthimin e Lionel Messit.
Disa klube të Premierligës kishin shfaqur interes për Fatin gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe mund të kërkojnë ta nënshkruajnë atë nëse ai vendoset në treg nga Barcelona. Sipas Mendes, një ofertë me vlerë 70 milionë euro mund të arrijë për të riun spanjoll, transmeton Fol Drejt.