Neymar u dëmtua në ndeshjen e parë të turneut dhe pyetja është nëse do të jetë gati për përballjen e 1/16-tës kundër Koresë së Jugut.
Brazili nuk bëri përshtypje shumë të mira deri më tani në Botëror, pasi pas fitores ndaj Serbisë (2:0) mundi Zvicrën me 1:0, ndërsa me të njëjtin rezultat u mposht në takimin e fundit të grupit ndaj Kamerunit.
Neymar nuk i luajti dy ndeshjet e fundit dhe pyetja është nëse do të jetë gati për përballjen me Korenë e Jugut, e cila fillon të hënën në orën 20:00.
“ Asgjë nuk është ende e sigurt. Neymar dhe Alex Sandro ende nuk janë stërvitur me ekipin, kjo duhet të ndodhë të dielën dhe se si do të duket aktualisht është e pamundur të dihet. Nëse stërvitja do të shkojë mirë, do të shohim se çfarë do të vendosë trajneri ”, tha mjeku i ekipit Rodrigo Lasmar, transmeton Fol Drejt.