Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona është optimiste për situatën e Gavit, pavarësisht se humbi luftën kundër La Ligës për regjistrimin e të riut.
Futbollisti i ri spanjoll nuk u lejua të regjistrohej si lojtar i ekipit të parë katalanas duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij në klub.
Nëse ka probleme edhe më tutje dhe kontrata e tij nuk mund të zgjatet deri në verë atëherë mesfushori mund të jetë një agjent i lirë në verën e ardhshme. Dhe pavarësisht se Liverpool dhe Parisi tregojnë interes për të, Blaugranët janë të sigurt se do të jenë në gjendje të zgjasin mandatin e tij në Spanjë, transmeton Fol Drejt.