Uji i orizit vlerësohet në mjekësinë popullore si mrekullibërës për efektet e mëdha që ka në mbajtjen e organizmit të shëndetshëm.
Sipas AgroWeb, ndikimet e tij janë tejet pozitive për shëndetin dhe në shumë raste ai është zgjidhja e përkryer për të lehtësuar dhimbjet në trup apo komplikacione të tjera shëndetësore.
Uji i orizit krahas vlerave shëndetësore çmohet më së shumti edhe në përdorimet e tij për estetikën duke ndihmuar në shëndetin e mirë të lëkurës apo edhe flokëve.
Më poshtë gjeni informacion të vlefshëm mbi vlerat e ujit të orizit dhe si ta përgatisni atë.
Parandalon dehidratimin
Vera ka mbërritur dhe bashkë me të edhe temperaturat e larta. Moti i nxehtë drobit organizmin dhe dehidraton trupin.
Për të evituar dehidratimin e trupit mjafton të pini një gotë me ujë orizi para se të dilni nga shtëpia.
Organizmi do të marrë të gjithë ushqyesit e nevojshëm për të funksionuar normalisht edhe gjatë temperaturave të larta.
Burim energjie për organizmin
Orizi është i pasur në fibra, të cilat janë burim kryesor i energjisë. AgroWeb.org ju tregon se ana pozitive e ujit të orizit është se trupi e përthith të gjithë energjinë e kësaj pijeje.
Niseni ditën me një gotë me ujë orizi dhe do të jeni gjatë ditës të gjallëruar dhe plot energji.
Kundër diarresë, parandalon konstipacionin
Është kura më e mirë në rastet e diarresë tek të vegjëlit dhe të rriturit.
Uji i orizit ëhstë shumë i dobishëm gjithashtu në përmirësimin e sistemit tretës.
Vlerat e tij ushqyese ndihmojnë në lehtësimin e konstipaconit.
Rregullon temperaturën e trupit
Uji i orizit është një kurë shumë e mirë natyrale që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.
Qetësues natyral i trupit dhe mendjes
Uji i orizit shërben si një terapi fantastike për qetësimin e trupit dhe mendjes. Mjafton ta shtoni atë kur bëni banjë dhe më pas të qendroni për disa minuta.
Ai është shumë relaksues shlodhjen e trupit por edhe mendjes gjithashtu.
Përmirëson shëndetin e flokëve
Uji i orizit ka një sërë përfitimresh edhe për shëndetin e flokëve.
Ai është përdorur gjerësisht për vite me radhë si përbërës shamposh apo edhe balsamesh.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohet që edhe skalpi i kokës të masazhohet me ujin e orizit për të forcuar rrënjët e flokëve, për të parandaluar dëmtimet e flokëve duke i dhënë atyre volum.
Si ta përgatisni ujin e orizit?
Zjeni në një tenxhere të vogël 3 lugë gjelle oriz me dy gota e gjysmë ujë.
Lërini të zjejnë për 20-30 minuta.
Në momentin që uji nis marrë ngjyrë të bardhë hiqeni nga zjarri.
Kullojeni lëngun e përftuar nga orizi, lëreni të ftohet dhe pijeni.