Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

A është Serbia në pritje të misionit të saj të hershëm?

11 muaj më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 9 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Me këtë qasje të gabueshme, sidomos në Kosovë, Perëndimi ka dhënë sinjale se nuk e ka mbyll përgjithmonë opcionin që Serbia t’i kthehet misionit të saj të hershëm – çrrënjosjes së muslimanëve nga Ballkani.

Shkruan: Milazim KRASNIQI

A është Srebrenica maja e Ajsbergut e gjenocidit serb kundër muslimanëve, për arsye të aftësisë së shtetit serb që ta riinterpretojë e ta rikualifikojë krimin e gjenocidit, duke qenë shtet brenda standardeve “demokratike”, siç ishin shtetet kolonizatore europiane, Britania e Madhe, Franca, Hollanda, Spanja, Belgjika, Gjermania, Italia, të cilat i kanë fshehur me sukses seritë e gjenocideve që kanë kryer kundër popujve të kolonizuar? Apo mos Serbia ka pasur fuqi arrogante, që e ka detyruar botën ta mbyll gojën para fakteve, siç ka bërë Rusia cariste e bolshevike në disa raste? Përgjigja është e prerë: as njëra as tjetra.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Serbia u formua si shtet për të qenë gjenocidal sepse u formua në tokat e huaja

Pra ka një arsye të tretë, të cilën Dimitrije Tucoviqi në një rast, teksa ishte ushtar i mobilizuar në ushtrinë serbe në kuadër të Luftës së Parë Ballkanike, e ka shpjeguar me këto fjalë:” Dhe vërtet, shkaku themelor i të gjitha të këqijave nga të cilat vuajmë sot dhe nga të cilat do të vuajmë edhe në të ardhmen shumë, është në atë se kemi hyrë në tokën e huaj.” Serbia jo vetëm ka hyrë në tokat e huaja e është formuar si shtet në tokat e huaja, por edhe ka marrë si barrë që të zhdukë popujt që kanë jetuar në ato toka, në rastin kur kanë qenë me përkarësi fetare islame.

Në lojërat e Fuqive të Mëdha kundër njëra tjetrës (Austro-Hungarisë, Shtetit Osman, Francës, Rusisë, Britanisë së Madhe), që në krye të herës Serbisë i është dhënë rol i shtetit mercenar, që kryen punë me porosi e me pagesë. Austro-Hungaria e ka përkrahë në fillim, si kreaturë kundër Shtetit Osman. Mandej Rusia e ka përdorë kundër Austro-Hungarisë, brenda ideologjisë së pansllavizmit. Franca në Luftën e Parë Botërore e fill pas saj e ka përdorë Serbinë e Mbretërinë SKS kundër germanizmit, etj. Në mesin e gjithë atyre obligimeve që Serbia ka marrë si shtet mercenar, një angazhim e ka pasur në mënyrë pothuajse koncensuale: çrrënjosjen e muslimanëve nga Ballkani. Për rolin që ka luajtur në këtë projekt, Serbisë i është fshehur edhe krimi monstruoz i vrasjes së Franc Ferdinandit, që shkaktoi shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Marrja e Bosnjes nga zotërimi austro-hungarez dhe çrrënjosja e muslimanëve të saj, gjë që nuk po mund të realizohej derisa ata ishin nën sundimin austro-hungarez, ishte njëri nga qëllimet e atij plani ogurzi.

Në numrin e kaluar të Shenjës atë rol të Serbisë e kemi zbërthyer me këto fjalë: “Që nga kongresi i Berlinit dhe luftërat ballkanike, Serbia e ka pasur rolin e shtetit që disiplinon dhe zhbën me terror e me gjenocid muslimanët e Ballkanit. Atë detyrë ia kanë ngarkuar disa nga Fuqitë e Mëdha të asaj kohe dhe Serbia ka bërë përpjekje ta zbatojë në tërësi. Me atë rol si shtet vrasës dhe çrrënjosës i muslimanëve të Ballkanit, Serbia ka bërë spastrim etnik në vitet 1878-1879 në sanxhakun e Nishit dhe gjenocid në dy luftërat ballkanike. Për të gjitha ato krime që ka bërë shteti serb, është shpërblyer me territore e me aleanca të forta në konferencat e mëdha ndërkombëtare (Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës, Konferenca e Versajit.)” Si argumentim me të dhëna na shërben ajo që thotë edhe historiani amerikan, Justin McCarthy, në studimin e tij “Vdekje dhe dëbim-Spastrimi etnik i mysli¬ma¬nëve osmanë, 1821-1922”: Ai pohon se “të dhënat e Luftë¬ra¬ve Ballkanike tregojnë se në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, 27% e myslimanëve kanë vdekur dhe 35% e tyre kanë marrë arra¬tinë. Shqiptarët pësuan një vdekshmëri që ishte, të paktën, po aq e madhe.”(f. 16) Për ta fshehur gjenocidin me etiketa fetare ortodoske, tokat e pushtuara të shqiptarëve elitat serbe i shpallën “tokë e shenjtë serbe”, ‘Jerusalem serb.” Fuqitë e mëdha të asaj kohe nuk e luajtën veshin për atë shkatërrim dhe as për atë falsifikim. Në fakt, Serbia kishte mbaruar punën që i ishte lejuar prej tyre. Kjo nuk duhet të shmanget kurrë nga vëmendja. Prandaj krimet e gjenocidit i janë fshehur vazhdimisht, deri në rastin e Srebrenicës. Për paradoks mund të thuhet se krimi i gjenocidit në Srebrenicë është pakrahasimisht më i vogël se krimet e gjenocidit që Serbia ka kryer në dy luftërat ballkanike e dy luftërat botërore po edhe në paqe, si dhe brenda Mbretërisë SKS dhe katër kreaturave të quajtura Jugosllavi. Dallimi është se krimi i gjenocidit në Srebrencë u krye në vendin ku OKB kishte mandate për mbrojtjen e civilëve. Pra aty Serbia e ka kaluar vijën e kuqe.

Serbia nuk mund të sigurojë licencë të re për krimin e gjenocidit

Vrasjet masive të muslimanëve të Ballkanit nga shteti serb ndonëse kanë qenë të lejuara nga Fuqitë e Mëdha, ato kanë qenë të planifikuara e të projektuara nga elitat intelektuale, politike, fetare, shtetërore e kombëtare të vetë Serbisë. Pra, nuk kanë qenë thjesht “marshime ushtarake” në luftë me shtete rivale, po kanë qenë të hartuara me qëllime qartësisht gjenocidale. Që nga Naçertanie e Ilija Garashanit(1944), ku u projektua krijimi i Serbisë së Madhe mbi ideologjinë e nacionalizmit me pak tharm pansllavist, elitat serbe kanë mbajtur të njëjtin kurs të krijimit të Serbisë së Madhe, me pasojë direkte çrrënjosjen e muslimanëve nga Ballkani, shqiptarëve e boshnjakëve në rend të parë. Projektet dhe elaboratet gjenocidale si dy Elaboratet e Vaso Çubrilloviqit, Projekti i Ivo Andriqit për copëtimin e Shqipërisë, Elaborati i Stevan Moleviqit, Projekti i Drazha Mihajlloviqit, terrori i Aleksandër Rankoviqit, Marrëveshja Tito-Kyprili, Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, Memorandumi 2 e deri të Kuvendi Gjithëserb i qershorit 2024, kanë të njëjtën linjë ideologjike: lirimin e “hapësirën jetësore” me anën e spastrimit etnik dhe gjenocidit nga ata “element të huaj” që ua kanë zënë “hapësirën jetësore.” Të gjitha ato projekte e ndërmarrje gjenocidale ose janë lejuar nga Fuqitë e Mëdha, në kuadër të rivaliteteve që ato kishin mes vete, ose thjesht janë mbyll sytë për arsye se ishte fjala për një një element që konsiderohej i huaj në tokën europiane. Për herë të parë krimet serbe të gjenociodit kundër muslimanëve të Ballkanit janë denoncuar e janë ndëshktuar pjesërisht në fundin e shekullit XX, me Konferencën e Dejtonit (1995) me me bombardimet e NATO-s kundër caqeve ushtarake jugosllave (serbe) në vitin 1999. Si rezultat i atij denoncimi dhe intervenimi ka ardhë edhe dënimi i krimit të gjenocddit në Srebrenocë, i cili tashmë zyrtarisht ka si ditë reflektimit datën 11 korrik. Denoncimi i krimit të gjenocidit në Srebrenicë mund të jetë njëra nga arsyet pse Serbia po tenton ta modifikojë politikën e saj në drejtim të Kosovës e të BeH, duke tentuar që destabilizimin dhe konflikitn ta kalojë në serbët që jetojnë në këto dy shtete e duke tentuar ta mbajë Serbinë jashtë konflikteve të reja të ardhshme që Serbia po i planifikon. Pra, tash që nuk e ka më licencën si shtet vrasës i muslimanëve të Ballkanit, po detyrohet të kërkojë rrugë të reja për politikën e saj të vjetër, nga e cila nuk ka hequr dorë. “Bota serbe” është metaforë për projektin Serbia e Madhe.

Tentativa për modifikim të politikave po shihet sidomos në rastin e Kosovës, meqë prezenca ushtarake e NATO-s këtu e pamundëson çfarëdo ndërhyrjeje ushtarake të shtetit serb brenda Kosovës. Mandati i KFOR-it dhe në prapavijë të tij Marrëveshja Ushtarake-Teknike ndërmjet NATO-s dhe Jugosllavisë (Serbisë) është eksplicit në këtë aspekt. Prandaj aksioni terrorist në Banjskë i 24 shtatorit 2023 është tentativë për modifikimin e ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë. Por projekti është shumë më ambicioz se sa sulmi terrorist.

Rrugët alternative të politikës serbe

Në fakt, politika e Serbisë në drejtim të Kosovës pas vitit 1999, kur u vendos këtu KFOR-i, ka trasuar me tri rrugë alternative: e para, destabilizimi i vazhdueshëm në pjesën veriore të Kosovës. Destabilizimi është shkaktuar me anën e nxitjeve dhe ndërhyrjeve të fshehta të shtetit serb e të realizuara nga popullsia vendase. Që nga formimi i grupit paramilitar “Rojat e Urës”, dhuna e marsit 2004, djegia e doganave në vitin 2008, nisja e “trenit rus” drejt Mitrovicës, ngritja e murit në qytetin e Mitrovicës, shndërrimi i Urës së Ibrit në lulishte, ngritja e herë pas hershme e barrikadave nëpër rrugë, marrja peng e policëve të Kosovës, largimi nga institucionet e deri te sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, ka pasur një strategji të përpunuar. Pjesëmarja në këto provokime e popullsisë vendase, ka pamundësuar stabilizimin e plotë të Kosovës dhe ka penguar pranimin i saj në organizata ndërkombëtare.

Në fazën e tashme ka një tërheqje të qëllimshme nga aksionet, për ta luajtur qytetarët serbë të veriut rolin e viktimës, në raport me veprimet policore të qeverisë së Kosovës në veri. Synimi është që të nxitet sa më shumë presioni ndërkombëtar mbi qeverinë e Kosovës, për ta formuar bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe. Pra është një kalkulim politik e jo ndonjë tërheqje e Serbisë dhe e serbëve lokalë nga synimet destabilizuese në drejtim të Kosovës. Qeveria e re e Serbisë e udhëhequr nga Millosh Vuçeviqi në fakt është edhe më shumë luftënxitëse se sa qeveria e ish kryemnistres Ana Bërnabiqit. Bile edhe lidhjet e saj me Moskën janë edhe më të dukshme se sa më parë. Prandaj duhet të mbahet në vëmendje rreziku i eskalimit në momentin që Serbia konsideron se është më i favorshëm për synimet e saj. Meqë aktualisht pretendimet e Serbisë janë koncentruar në Bosnje, veçmas pas miratimit të rezolutës së AP të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, mund të llogaritet se planet destabilizuese në drejtim të Kosovës janë lënë për më vonë. Meqë më 11 korrik 2024 pritet që për herë të parë të shënohet dita e përkujtimit të gjenocoidit në Srebrenicë, Serbia dhe “bota serbe” janë në ankth dhe në defansivë diplomatike. Mbajtja e Kuvendit gjithserb në Beograd më 8 qershor 2024 më shumë është shenjë e atij ankthi dhe e asaj defansive se sa një projekt ofensiv. Sidoqoftë, veriu i Kosovës mbetet fushëveprimi i Serbisë për destabilizimin e Kosovës 24/7. Ndaja tij pretendimi nuk ka një përgjigje adekuate vetëm me mjete policore. Pa një projekt politik atraktiv e të pranueshëm për serbët në komunat e veriut, nuk mund të largohet influenca dhe diktati i Serbisë në atë rajon.

Ruga e dytë ka qenë dhe ka mbetur integrimi i serbëve që jetojnë në brendësi të Kosovës, për të mos u shpërngulur. Atyre u janë dhënë udhëzime të marrin pushtetin lokal e ta shfrytëzojnë në maksimum, pra të integrohen në një shkallë të caktuar brenda shteti e shoqërisë së Kosovës. Rruga e tretë ka qenë dhe është edhe më tutje roli panserb i Kishës Ortodokse Serbe, si faktor i unifikimit të të gjithë serbëve, meqë Serbia si shtet nuk ka mundësi të ndërhyrjes direkte, për shkak të Marrëveshjes Ushtarake-Teknike përkatësisht mandatit të KFOR-it. Pra këto janë rrugët që ndjek aktualisht politika serbe për ta mbajtur Kosovën në jostalilitet permanent, për ta izoluar nga bota, si një vatër krize dhe për të pritur një kohë të përshtatshme për agresion ushtarak.

Gabimet e Perëndimit

Si janë sjellë ndaj kësaj politike faktorët ndërkombëtar, SHBA, BE e OKB? Duke parë ëndrra me sy hapur se mund ta demokratizojnë Serbinë dhe se mund ta shkëpusin nga orbita pansllaviste rusofile, faktorët ndërkombëtar e kanë mbajtur në axhendë vëtem çështjen e integrimit të serbëve, duke menduar naivisht se modeli i integrimit të serbëve në komunat në brendësi të Kosovës mund të zbatohet edhe në veri. Ka qenë gabim trashanik. Ka ndodhë krejt e kundërta e asaj që është synuar: Serbia është rifashistizuar. Kuvendi gjithëserb i mbajtur në Beograd më qershor 2024 konfirmon rifashistizmin e plotë të Serbisë, duke rikthyer projektin e krijimit të Serbisë së Madhe. “Ajo që duhet të bëjmë është që të fuqizojmë ekonomikisht serbët e Kosovës, dhe të ofrojmë rezistencë civile që lejohet”, ka deklaruar kryeministri i ri i Serbisë, Millosh Vuçeviq. Ndërsa vizitat e Dodikut e Vulinit në Moskë janë vetëm melmesa të rritjës së vasalitetit të Serbisë ndaj Moskës. Gabimi edhe më i madh i SHBA-së, BE-së e OKB-së është se qasjen e tyre ua kanë imponuar edhe qeverive të Kosovës. I kanë detyruar të futën në dialog, me ndërmjetësinë e BE-së, duke shpresuar se arrihet edhe integrimi i serbëve të veriut me anën e dialogut. Në fakt, ose ka qenë naivitet, ose djallëzi. Dështimi i dialogut është evident. Mbi atë platformë që mbahet në Bruksel kurrë nuk mund të integrohen serbët e komunave veriore. Për atë territor do të duhej të zbatohej me kohë, ndoshta mundet edhe në të ardhmen, precedenti që është zbatuar në Kroaci, në rajonet e banuara me serbë, Baranja, Sllavonia dhe Sremi Perëndimor. Aty një periudhë kalimtare ishte administrator gjenerali amerikan, Zhak Kllajni. Me atë proces u realizua eliminimi i influencës së Serbisë dhe u realizua riintegrimi i serbëve në shtetin kroat. Ndërsa sa i përket Kishës Ortodokse Serbe, ajo që i është dhënë në Planit e Ahtisarit dhe që është inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës është përtej çdo privilegji logjik që mund t’i jipej një institucioni fetar në një shtet sekular. Me Planin e Ahtisarit KOS është shndërruar në shtet brenda shtetit. Për më keq në Planin Franko-Gjerman privilegjet janë zgjeruar edhe më shumë duke i dhënë KOS autonomi funksionale. Prandaj me këtë qasje të gabueshme sidomos në Kosovë, Perëndimi ka dhënë sinjale se nuk e ka mbyll përgjithmonë opcionin që Serbia t’i kthehet misionit të saj të hershëm – çrrënjosjes së muslimanëve nga Ballkani.

22 qershor 2024 /FolDrejt/

Tags: Fol DrejtMilazim KrasniqiSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Ky djalë, ma bëri për borxh t’i them këto fjalë!”, historia interesante që e përjetoi hoxhë Muhamed Sytari

Lajmi tjetër

Osmani përfaqëson Kosovën në ceremoninë përmbyllëse të Samitit të NATO-s me ftesë nga Biden

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM