A e dini që vetëm një pjesë e vogël e njerëzve në botë, kanë qasje në burime të pastra të ujit? A e dini që një përqindje e vogël arrijnë të kryejnë fakultete? Të dhënat në vijim do t’ju shtyjnë të reflektoni nëse jeni pjesë apo jo, e një grushti të privilegjuar njerëzish, shkruan Fol Drejt.
Shihni më tej të dhënat më të reja që ofrojnë databazat e të dhënave globale:
Në nëntor të vitit 2022 numri i popullsisë në mbarë botën ka arritur në 8 miliardë;
9.78% e tyre jetojnë në Evropë;
4.73% në Amerikën Veriore;
5.53% në Amerikën Jugore;
16.72% në Afrikë;
60% në Azi.
43% nëpër fshatra;
57% nëpër qytete;
940 milionë (13% e botës) nuk kanë akces në energji elektrike;
Rreth 2% e popullsisë së botës konsiderohet të pastrehë. Kjo është rreth 150 milionë individë. Megjithatë, perceptohet se 20% e popullsisë së botës ose 1.6 miliardë njerëz në të vërtetë nuk kanë qasje në strehim adekuat dhe të duhur;
648 milionë njerëz në botë, rreth 8% e popullsisë globale, jetojnë në varfëri ekstreme, që do të thotë se ata jetojnë me më pak se 2.15 dollarë në ditë;
1 në 3 njerëz në botë, nuk ka qasje në burime të pastra të ujit të pijshëm;
Sipas të dhënave të fundit, 91.53% të njerëzve në botë janë pronarë të telefonave celularë;
38% e popullsisë së botës, ende nuk e përdorë internetin;
86% dinë të lexojnë;
95% kanë aftësi bazë të shkrim leximit;
14% janë analfabetë;
6.7% kanë kryer fakultet;
Deri në vitin 2020 Krishterimi printe me 2.382 miliardë 31.11%;
Islami 1.907 miliardë 24.9%;
Laicizmi/Jo-fetarizmi/Agnosticizmi/Ateizmi me 1,193 miliardë 15,58%;
Hinduizmi 1.161 miliardë 15.16%; etj.
Në vitin 2017, pati 56.5 milionë vdekje globalisht; pak më shumë se gjysma e tyre ishin njerëz që ishin 70 vjeç ose më të vjetër; 26% ishin midis 50 dhe 69 vjeç; 13% ishin midis 15 dhe 49; vetëm 1% ishin më të vjetër se 5 vjeç dhe më të rinj se 14; dhe pothuajse 9% ishin fëmijë nën moshën 5 vjeç…
Si përfundim, po qe se keni strehë, pini ujë të pastër, posedoni telefon mobil, keni qasje në internet, ke kryer fakultetin ose keni mundësi t’i vijoni studimet në këtë nivel, ta dini se jeni pjesë e një grupi të vogël të privilegjuarish. Andaj, jini falënderues ndaj Zotit!/FolDrejt/