Edhe pse e drejtë legjitime e çdo opozite të kërkojë zgjedhje të parakohshme, analistët mendojnë se kërkesa e partive opozitare në Kosovë jo vetëm nuk ka gjasa të bëhet realitet, por është dhe jo e sinqertë.
Sipas Shemsi Jasharit dhe Arbnor Sadiku forcat në opozitë që po artikulojnë tezën e zgjedhjeve të parakohshme janë të vetëdijshëm se nuk i kanë votat aktualisht, madje ndonjëra prej tyre po provon që të rrisë peshën në elektoratin e saj për të bashkëqeverisur me Albin Kurtin.
“Prandaj edhe zërat e tyre janë bukur insistues për të shkuar në zgjedhje që lënë të kuptohet që këta duan ta tregojnë se nuk kanë frikë të shkojnë në zgjedhje, duke ditur në anën tjetër që nuk i kanë numrat për ta rrëzuar këtë qeveri. Veprimet që PDK-së me insistim kërkon që të shkojë në zgjedhje fletë komunikon me elektoratin e vetë duke dashur që të thotë që në jemi të gatshme për më marr përgjegjësi. Mandej LDK-ja me organizmin e takimeve, me lansimin e një programi një “Rruge të re” siç e quajnë do të thotë se ne duhet të rikthehemi dhe kemi një vizion të qartë se si do të rikthehemi. Po ashtu edhe AAK-ja ka kohë që ka marr një nismë për të mbledhur nënshkrimet për të kërkuar mocion mosbesimi duke e ditur që nuk kemi një koordinim mesë opozitës qeveria mund të rri e qetë në kuptim që opozita mund ta rrëzojë”.
“Është tendenca e tyre për të ardhur ndonjëra prej tyre në pushtet në të ardhmen me VV-në”.
Analistët mendojnë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm nëse do ta donte vetë shumica, të cilët e akuzojnë për keqqeverisje, prishje të marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë, arrogancë dhe të përfshirë nga skandalet korruptive./FolDrejt/