Real Madrid është duke kërkuar për transferimin e mundshëm të Raphael Varanes (30-vjeçar), pretendon gazetari italian i sportit Nicolo Schiro. Francezi thuhet se nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin e Manchester United, Erik Ten Haag, kështu që ai mund të largohet nga klubi tashmë në afatin kalimtar të dimrit, megjithëse kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Varane e filloi karrierën e tij në Lens, ndërsa nga viti 2011 deri në vitin 2021 ishte anëtar i Realit. Ai bëri 360 paraqitje zyrtare në klubin madrilen dhe fitoi 18 trofe me të: katër Liga të Kampionëve, katër kampionate botërore për klube, tre La Liga, tre Superkupa UEFA, një Kupë Spanjolle dhe tre Superkupa Spanjolle.
Reali pagoi për të 11 milionë euro në vitin 2011 dhe dhjetë vjet më vonë e shiti për 40 milionë euro. Varane ka bërë 14 paraqitje dhe ka shënuar një gol për klubin e Mançesterit këtë sezon, por Ten Hag nuk e sheh atë si një lojtar standard të ekipit të parë. Sipas Transfermarkt, francezi me 93 paraqitje në kombëtare, i cili fitoi Kupën e Botës 2018 dhe Ligën e Kombeve 2021 kap vlerën e 25 milionë eurove, transmeton Fol Drejt.