Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot në një takim me kryeministren Ana Brnabiq dhe rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve se ai është “gati të vdesë, por se nuk do ta dorëzojë pushtetin pa zgjedhje”, raportuan disa media proqeveritare.
Ai ka zhvilluar një takim me rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Ana Brnabiq, e cila më pas tha se Vuçiq nuk dëshironte ta pranonte dorëheqjen e saj, por se ishte e gatshme për të.
Duke folur pas takimit, Vuçiq tha se nëse e vrasin për të hequr qeverinë në Serbi, fëmijët e tij do të mbeten pas tij.
“Kurrë, në asnjë kusht, nuk do të pranoj shantazhe, nuk do ta lë kurrë pushtetin në më të keqen pa zgjedhje. Nuk do të firmos kurrë asnjë qeveri teknike apo tranzitore! Nëse më vrasin, vëllai im Andrej do të mbetet. Nëse më vrasin vëllain, djali im Danilo do të mbetet, nëse ma vrasin djalin, do të ngelet vajza ime Milica, nëse e vrasin edhe atë, do të mbetet djali im Vukan…”, ka thënë Vuçiq.
Mediat proqeveritare thonë gjithashtu se Vuçiq do të shpallë “një vendim fatalisht të rëndësishëm që do të përcaktojë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij” të enjten, në seancën e Qeverisë në të cilën ai ishte i ftuar, dhe shpalljen e zgjedhjeve apo ndryshimin. /FolDrejt/