Rezistenca e Ukrainës ndaj agresionit rus, po vazhdon. Sipas Al Jazeera-s, javët në vijim, ka pak gjasa që pala ruse të ndërmarr ndonjë ofenzivë të re, për t’i shtyrë kufijtë pushtues brenda territorit ukrainas, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “një ofensivë e re e bashkërenduar ruse ka më pak gjasa të ndodh gjatë javëve të ardhshme” bazuar në vlerësimin e saj të përditshëm të luftës në Ukrainë.
Përndryshe, disa ditë pasi zyrtarët ukrainas thanë se kishin vrarë zëvendësadmiralin rus Viktor Sokolov, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi video të reja të tij. Kievi shpreh dyshime mbi pamjet dhe thotë se po përpiqet të verifikojë nëse ai është gjallë apo i vdekur./FolDrejt/