Fryrja e barkut është një problem shumë i pakëndshëm shëndetësor, ndaj është mirë të dini se cilat ushqime duhet të shmangni në mënyrë që të reduktoni mundësinë e fryrjes dhe gazrave.
Mish i kuq dhe i përpunuar
Ngrënia e shpeshtë e mishit të kuq ose të përpunuar jo vetëm që mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë, por gjithashtu mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Mishi i përpunuar është veçanërisht i dëmshëm sepse kalon nëpër procese të ndryshme përpunimi para paketimit. Yndyrnat nga ky ushqim mund të çojnë në probleme me enët e gjakut, transmeton b92, përcjell Fol Drejt.
Çamçakëz
Përtypja e çamçakëzit ju bën të gëlltisni më shumë pështymë dhe më shumë ajër, gjë që mund të kontribuojë në gazra dhe fryrje . Nëse keni probleme me fryrjen, më mirë merrni ëmbëlsirat si një zëvendësues më adekuat për këtë ushqim.
Pijet e gazuara
Pijet e gazuara në përgjithësi duhen shmangur sepse janë plot me sheqer të rafinuar dhe sjellin të ashtuquajturat kalori “boshe”. Flluskat që gjenden në pijet e gazuara përmbajnë ajër, që do të thotë se ajri përfundon në sistemin tretës dhe shkakton fryrje. Gjithashtu, duhet të shmangni pirjen e pijeve të gazuara përmes një kashte, sepse në këtë mënyrë ju thithni më shumë ajër./FolDrejt/