Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar qeverinë Kurti se nuk po ndërmerr kurrfarë masash për të parandaluar humbjet e kursimeve pensionale, shkruan Fol Drejt.
“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë.”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Abdixhiku shtoi se plot 36 milionë euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot dhe tha se qeveria nuk po brengoset e as që ka gjetur kohë të caktojë një bord. /FolDrejt/