Gjatë një bisede në kuadër të takimeve të G20 mes presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe atij amerikan Donald Trump, ky i fundit duhet ti ketë premtuar ekstradimin e imamit Fetullah Gylen në Turqi. Momentalisht Gylen jeton në ekzil në SHBA, shkruan foldrejt.com.
“Në Argjentinë Trumpi i ka thënë Erdoganit, që ata po punojnë për të ekstraduar Gylenin,” bëri të ditur vetë ministri i jashtëm turk Mevult Cavushoglu.
Gulen akuzohet për dirigjimin e Grushtit të dështuar të shtetit në 15 korrik 2016 në Turqi, ku mbetën të vrarë qindra persona. Prej atëherë në Turqi janë arrestuar dhe burgosur 16.684 persona të dyshuar për raporte të afërta dhe në shërbim të Gylenit./Foldrejt.com