Polina Skorik e gjatë vetëm 80 centimetra ka mbaruar shkollën e mesme dhe po përgatitet për fakultetin, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Skorik është adoleshentja më e shkurtër në Rusi, ajo është 17 vjeç dhe i vetmi rast i njohur i displazisë anauxetike, një çrregullim i rrallë i karakterizuar nga xhuxhi ekstrem dhe anomali të tjera skeletore. Sëmundja shoqërohet ndonjëherë me vështirësi të lehta intelektuale.
Sidoqoftë, pavarësisht gjendjes së saj, adoleshentja nuk kishte vështirësi të veçanta në të mësuar dhe shokët e klasës e ndihmonin gjithmonë. Meqenëse Skorik ka vështirësi në lëvizjen nga klasa në klasë, shkolla i caktoi klasës së saj një klasë “fikse”.
Polina tani po përgatitet të studiojë për menaxhim, por është e interesuar edhe për teatër dhe tashmë ka pasur një rol në një serial televiziv rus. /FolDrejt/