Për shkak të kostove të larta të energjisë dhe problemeve të vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit, 39 për qind e kompanive gjermane presin rënie të aktivitetit të biznesit në vitin 2023, sipas një hulumtimi.
Sipas hulumtimit të kryer nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW) me 2.500 kompani, në mënyrë të veçantë industria e ndërtimit po përgatitet për recesion, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Hulumtimi thotë se kompanitë gjermane ishin optimiste në fillim të vitit të kaluar, por çmimet e larta të energjisë dhe problemet e lëndëve të para luhatën pritjet e tyre të mira.
Rezultatet e hulumtimit tregojnë se 26 për qind e kompanive presin një vit më të mirë financiar në vitin 2023, ndërsa 35 për qind e tyre presin stangacion.
Pritet një recesion serioz, veçanërisht në industrinë e ndërtimit, pasi më shumë se gjysma e kompanive të ndërtimit presin ulje të shitjeve në këtë vit.
Michael Gromling, studiues i ekonomisë në institut, tha se çështja e pasigurisë së furnizimit me energji prek të gjitha pjesët e vendit në mënyrë të barabartë dhe nuk është një lajm i mirë për vitin 2023.
Gjermania po përballet me një recesion të ri, paralajmëroi ai./FolDrejt/