Afrim Gashi nga koalicioni VLEN është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ai është zgjedhur i pari i Kuvendit me 76 vota për, 6 kundër dhe asnjë abstenim.
Në Maqedoninë e Veriut sot është mbajtur seanca konstituive e përbërjes së njëmbëdhjetë të Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj.
Afrim Gashi ishte propozuar për postin e kryetarit të Kuvendit nga koalicioni i partive shqiptare VLEN, ndërsa ka mbështetjen edhe të VMRO DPMNE-së, partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare.
Gashi deri të hënën ka qenë kryetar i partisë Alternativa, kur dha dorëheqje pas nominimit të tij për kryetar të Kuvendit.
Sipas dispozitave në fuqi, kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë edhe kryetar partie, apo bartësi i funksioneve tjera në ndonjë subjekt politik.
Afrim Gashi ishte deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024.
Gashi ka lindur në Shkup më 9 nëntor 1977.