Afrim Gashi nga koalicioni VLEN u bë sot kryetar i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut.
Pas këtij suksesi, ai ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën, duke premtuar se do të vazhdojë në përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve.
“Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve.
Urime për të gjithë partnerët dhe miqtë!”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, transmeton Fol Drejt.