Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se ka marrur vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit, dhe se ky proces do të përfundoj me buxhet privat.
Ja postimi i tij i plotë:
Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë peoces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit.
Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit.
Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale.
AB