Profesoresha maqedonase Tanja Karakamisheva ka thënë se numri i shqiptarëve është mr i vogël sesa trumbetohet dhe shpesh politika konservatore maqedonase ka tentuar që shqiptarët ti paraqesë ndër 20 përqind – me sebep zhvlerësimin e Marrëveshjes së Ohrit, informon foldrejt.com.
Megjithatë, këto pretendime kontraverse, u është përgjigjur mjaft argumentueshëm zëvendësministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu.
Në një postim në facebook, Nuhiu shkruan se shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre.
Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezentojmë këtë fakt orientues: “sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë duke marrë parasyshë se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip”.