Qytetërimi Perëndimor, i filluar si eksperiment i madh dhe aspirim i arsyes dhe vlerave iluministe, kohën e fundit është duke u përballur me një krizë të thellë të identitet dhe vlerave. Nga filozofia iluministe që solli demokracinë, metodat shkencore dhe vlerat humane, gradualisht po futet në një epokë të veçantë, ku shoqëria inkurajohet të besojë se realiteti është më pak një tabllo reale dhe më shumë një kub i Rubikonit Politik. Në mënyrë të veçantë, realiteti gjinor është bërë një fushë beteje e nocioneve biologjike, kulturore dhe politike me intencë për të monopolizuar dhe imponuar diskursin publik në shërbim të mohimit të fakteve demografike. Sipas statistikave, transgjinorët përbëjnë afërsisht 0.3-0.4% të popullsisë së botës përëndimore, por çuditërisht debati sillet rreth mënyrës se si të identifikohen qasjet e reja në banjot publike,e gjithë kjo në emër të përparimit dhe vlerave përëndimore. Elita modernë intelektuale, e mobilizuar me ideologji imponimi, insiston të na bindë se dallimi midis përkatësisë gjinore gjegjësisht seksit biologjik është tejet i koklavitur,i sofistikuar dhe i vështirë për t’u definuar nga paragjykimet e njeriut të rëndomtë. Sa larg ka arritur të imponohet ky diskurs, të thuash se “biologjia është reale”, do të thotë të ekspozosh vetën si të prapambetur, të painformuar dhe tejet arkaik. Por gjithënjë e më tepër bëhetë vështirë të mos pyesim veten, mos vallë ne të gjithë thjesht po luajmë një lojë vetmashtruese të kamufluar, ideologjike, duke pretenduar se po bëjmë progres në kuptimin njerëzor, ndërsa, në realitet, ne vërbërisht po ndjekim një vijë që shumica absolute nuk e besojnë e as nuk janë të gatshëm ta bëjnë. Nxitja dhe inkurajimi i fëmijëve që te identifikohen me diç që nuk janë,kurse në anën tjeter stigmatizimi i fëmijëve tjerë normal si ngacmues, bulizues ndaj pakicës se të mashtruarve me qëllim intimidimi,imponimi për të pranuar një realiteti të ri në mesin e tyre. Diskursi mediatik për transgjinorët është rritur me mbi 1600% në 10 vitet e fundit, ndërkohë që debati për këte trend ka evoluar nga sensacioni në pozitivitet dhe mbështje gjithnjë në rritje duke imponuar diskutimet publike drejt një niveli të paprecedentë, shqyrtimin mbi natyrën e vetë identitetit seksual biologjik. Definimet tona për gjinitë po rikonceptohen nga universitetet, mediat dhe bizneset e mëdha duke imponuar një koncept të ri shoqërisë moderne. Këto implikime shkojnë shumë përtej identitetit gjinor, në të ardhmen e mundshme të njerëzimit, ku kufizimet njerëzore madje edhe strukturat natyrore të familjes vihen në dyshim duke u ripërcaktuar dhe identifikuar gjithnjë e më shumë përmes teknologjisë. Të gjitha këto se bashku padyshim se krijojnë bindje për një projektim dhe një hap drejt një axhende përfide trans’humaniste.Një mjegullim i tillë i realitetit dhe ideologjisë ka një precedent historik shqetësues por me dallim fundamental.Përgjatë historisë, përandoritë rishkruan analet e historisë njerëzore, kurse tani lëvizjet moderne duket se synojnë të rishkruajnë bazat e biologjisë njerëzore. Paradoksi absurd kur përmes ideologjisë marksiste dhe diktaturës komuniste në BRSS, Kinën Maoiste,Kambogjen e Kmerëve të Kuq, përfshi edhe Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhes, bënë çmos për të zhberë shenjtërinë e struktures familjare, atë me baziken shoqërisë njerëzore,duke nxitur dhe inkurajua bashkëshortët të spiunojnë njeri tjetrin, madje edhe femijet për të raportuar mbi pikëpamjet jokonformiste të prindërve të tyre në shënjë bindje dhe besnikërije, jo ndaj familjës, por ndaj shtetit, partisë,liderit. Vlerat tradicionale familjare, lidhjet farefisnore,tradita ,mençuria dhe përvoja jetësore e gjeneratave në vazhdim tani identifikohen si mbetje konzervatore, ndërsa nocioni i familjës si një parim kyç dhe katalizator i progresit të shoqërisë njerëzore, përditë e më shumë po cilësohet si një relike, një artefakt i përshtatshëm për muzetë e historisë sesa simbol i kulturës dhe civilizimit modern. Trendi bashkëkohor, shpërbërja e biologjisë dhe identitetit gjinor brenda shoqërisë duket se është në realizim e sipër përmes rritjes së shpejtë të eugjenisë, të dizajnuar dhe propaganduar si transhumanizëm. Transhumanizmi supozohet se është filozofia e fundit që premton se e ardhmja e njerëzimit qëndron në bashkimin e teknologjisë se të ardhmës;Inteligjencës Artificiale me njeriun.Por pa potencuar se ky revolucion teknologjik ka për t‘i mundësuar elitës së pasur të ketë qasje ekskluzive në mrekullitë bioteknologjike, si qasje në organet dhe gjymtyrët bionike, IQ/koeficientin e inteligjences ;të avancuara me AI, ndërsa shumica dërmuese e njerëzimit mund të ngecim pas me shpresë se tepricë produkti i “përmirësimeve” dhe avancimeve teknologjike mund të shijohet edhe nga ata. Gjenitë e Silicon Valley e gjithandej, përpiqen të na sigurojnë se përfitimet janë për të gjithë dhe pa dallim.Cuditërisht kjo teknologji e së ardhmës që po aplikohet për të gjurmuar,kontrolluar, monitoruar dhe për të matur çdo neuron, rrahje zemre dhe puls në emër të “progresit” dhe mirëqenjës së përgjithshme njerëzore përmes aplikacioneve në telefonat inteligjentë që ne i mbajmë me vehte kudo, duke “u interesuar dhe përkujdesur për mirëqenien tonë dhe për të optimizuar përvojën tonë njerëzore gjithmonë nësherbim të progresit”. Pytja e paevitueshme;vallë nga kush kontrollohet,monitorohet dhe kush përfiton nga ky monopol,nga kjo hegjemoni e re? “Profetet” e dikurshëm të teknologjisë së të ardhmës si :Huxley, Wells tani Musk dhe Gates, përpiqen të na bindin se përparimi shkencor është gjithmonë, në një farë mënyre, etikisht i pastër, jo racist apo hegjemonist. Por shumë nga vizionet e tyre reflektojnë dëshirën,aspiratën shekullore për të mikromenaxhuar përvojën njerëzore. Huxley dhe Wells ëndërruan shoqëri të avancuara- të menaxhuara shkencërisht. Sot, idetë e tyre rishfaqen në forma tjera,por të ofruara për konsum publik si “zgjidhje novatore” për problemet e botës moderne . Vizioni i botës së Gates dhe Musk për të ardhmën e njerëzimit do ta bënin Orwellin të stepej nga aftësia teknologjike e kompanive të tyre për të mbledhje të dhëna nëmbare globin. Por cila është saktësisht kjo e ardhme që ata premtojnë? Nëse duam t’u besojmë trans’humanistëve, mendja njerëzore mund të kapërcejë trupin fizik, të arrijë gjendjet e “potencialit të pastër inteligjent” duke tejkaluar kufizimet e tij të papërshtatshme biologjike. Në shikim të parë kjo tingëllon shumë fisnike, humane pothuajse spirituale, por në thelb është një orvatje për të shkëputur vetëdijen tonë nga kufizimet e bezdisëshme të vetëdijes, dhembshurisë,pasionit,besimit,keqardhjes, empatisë apo edhe vullnetit të lirë. Në këtë “Botë të Re “, të menduarit kritik zëvendësohet me pajtueshmëri,bindje ndaj ideologjisë dominuese të imponuar nga aplikacionet që krijojnë modë, klishe, stil,trend, versione false, realitete fiktive për të arritur në një realitet ironik; ku bisedat dhe qëndrimet tona për individualitetin, autenticitetin dhe “të vërtetat” tona konsiderohen si trillime,projeksione të imagjinatës. Shoqëria jonë moderne pretendon të jetë progresive, por hipokrizia është bërë norma më e qëndrueshme, gjeneratori për vetëmashtrim të mëtejshëm.Promovuesit dhe propaganduesit qe promovojnë “progresin” janë pikërisht ata që përfitojnë shumë nga një publik i varur nga teknologjia që mundson të pasurit përfitime astronomike, hierarki pushteti dhe mbikëqyrje të vazhdueshme. Pytja tjetër që shtrohet është; sa outonomi morale, shpirtrore,intelektuale do t’i mbetët njerëzimit? Vizioni për të ardhmen e njerëzimit bëhet gjithnjë e më i turbullt në një botë ku identiteti është një variabël në ndryshim, ku shoqëria po përgatitet për një të ardhme ku asgjë dhe askush nuk ka kuptim të qenësishëm. Në këtë “Fahrenheit 451”, jo vetëm që dikush mund të identifikohet si diçka, por së shpejti, ndoshta, vetë koncepti i “të qenit njeri” do të duket i vjetëruar, i çuditshëm, madje i dyshimtë. Ky “revolucion” teknologjik i ofruar si një çlirim i njerëzimit nga të gjitha ngarkesat qofte biologjike, fizike, mendore,në realitet, ngjan më shumë si një zhdukje e ngadaltë e vetë konceptit të kuptimit dhe rezonimit logjik. Historia e njerëzimit është paralajmëruese dhe udhërrëfyese për Fatet e Përandorive. Mendjet e ndritura përgjatë historisë përshkruan ngritjen dhe rënien e qytetërimeve, duke vënë në dukje se çdo përandori arrin në një fazë ku pirëqenja dhe luksi gradualisht evoluojnë në dekadencë cinike dhe përfundimisht në kolaps. Ndërsa Përëndimi braktis parimet që dikur i konsideronte “të vërteta universale” dhe gradualisht i zëvendëson ato me vlera teknologjike, pa marrë parasysh sa fisnike,progresive dhe premtuese ato tingëllojnë, ato kanë kosto të lartë këmbimi; të vërtetën, koherencën dhe më të frikshmen, lirinë e mendimit dhe autonominë individuale. Bota Përëndimore dhe jo vetëm, po shkon drejt greminës, drejt një dileme hamletiane.Nga njëra anë në një aderim pothuajse të ngjashëm me kultin ndaj ideve që shtrembërojnë përceptimet tona për realitetin dhe na lidhin me teknologjinë që edhe nuk kemi aq nevojë dhe as që e kuptojmë sa duhet. Kurse nga ana tjetër, një përspektivë e të menduarit kritik dhe ndoshta një kthim në të vërtetat themelore që janë të bazuara në përvojën njerëzore të ndihmuara nga teknologjia e IA mund të ishte vizion optimist për të ardhmën e njerëzimit. Të zgjedhësh këtë të fundit nuk do të thotë të refuzosh përparimin, progresin teknologjik.Përkundrazi kjo mund të jetë mundësi për të ruajtur të drejtën tonë mendore, fizike,biologjike dhe shpirtërore duke përdorur teknologjinë e jo anasjelltas- të bëhëmi skllevër të saj!