Agustín Agüero (28) kishte disa punë në Buenos Aires (Argjentinë). Dhjetë minuta përpara se aeroplani të niste fluturimin ai qëndronte i ulur normalisht – si gjithë të tjerët. Papritur, në drejtim të tij vijë gruaja më e pushtetshme në botë dhe ulet pranë tij, shkruan “FAZ”, përcjell foldrejt.com.
Ishte ulësja 1G e aeroplanit IB 6849. Krahas Merkelit në këtë aeroplan u vendos edhe zv.kancelari Olaf Scholz si dhe zëdhënës, këshilltarë dhe roja sigurimi.
28 vjeçari, që shikon “House of Cards” tregoi se qëndrimi 13 orë pranë Merkelit, i mësoi se njerëzit e pushtetit “janë ndryshe nga çfarë i paraqet televizori.”
Për shkak të një defekti teknik në aeroplanin e kancelares Merkel, ajo duheshte të fluturonte drejt Argjentinës me një aeroplan pasagjerësh.
“Ajo piu jogurt, lexoi një libër dhe fleu pak,” tregon Agüero.
Më pas ajo lëvizi për të bërë disa fotografi. “Nuk po i besoja vetes se po bisedoja me Merkelin. Shpesh qeshte në bisedë dhe ishte e relaksuar,” përcjell foldrejt.com.
Kur ndaloi aeroplani, të parët duheshin të dalin Merkeli dhe personeli i saj – ajo arriti në Argjentinë me 12 orë vonesë./Foldrejt.com