Prestigjiozja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka arritur të zbulojë stenogramet sekrete të bisedave mes liderëve të Maqedonisë, për të gjetur një marrëveshje për emrin me Greqinë. Përveç bisedave për marrëveshjen, që në fund arrihet, në biseda dalin edhe disa sekrete të tjera.
Në bisedime kanë marrë pjesë presidenti Gjorgje Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, lideri opozitar Hristijan Mickovski dhe Ali Ahmeti, si lider i shqiptarëve.
-Si përfaqësues i shqiptarëve, Ahmeti është veçanërisht i vendosur për një zgjidhje, sepse shqiptarët duan me patjetër anëtarësimin në NATO dhe se emri i shtetit për shumicën prej tyre është i parëndësishëm. “Mirëkuptimi më i madh i grekëve është se pranon emrin “Maqedoni”. Është shansë që ne nuk duhet ta shpërdorojmë,” shprehet Ahmeti gjatë takimit në janar 2018, përcjell foldrejt.com.
Në takimet e mëvonshme, Ali Ahmeti thotë: “Kam përshtypjen, që jo të gjithë fqinjët dhe forca të tjera, duan që Maqedonia të jetë pjesë e NATO dhe BE.” Të gjithë e dinë se kë nënkupton Ahmeti me “fqinj”: kur liderët tjerë të Ballkanit mbështesin referendumin e NATO-s në Maqedoni, presidenti serb Aleksandër Vuçiq qëndron i qetë. Ahmeti shton që suksesi i referendumit është i nevojshëm, që të stopojë eksodin masiv nga Maqedonia. “Njashtu si shqiptarët e rinj edhe maqedonasit e rinj e lëshojnë vendin. Ne së shpejti po kthehemi në udhëheqës të pleqve.”
Ahmeti, që në fakt është kundër referendumit, do e mbështeste nëse do shërbente vetëm si zgjidhje: “Ky është atdheu im,” tha ai për Maqedoninë. “Dhe kjo ndjenjë, që Maqedonia është atdheu im, gjithmonë më rritet. Dëshirojmë të dimë se çfarë do ishte keq me këtë marrëveshje. Nëse dëmtohen historia, identiteti dhe kultura maqedonase.”
Është interesante se prestigjiozja gjermane e paraqet Ali Ahmetin “strateg me përvojë”.
“Strategu i plasaritur Ahmeti, godet në shenjë. “Tani është Greqia në presion të BE-së, NATO-s dhe Uashingtonit, për të zgjidhur kontestin e emrit”, thotë shqiptari. “Tani nuk jemi ne, por grekët ata që vuajnë presionin. Nëse ne nuk jemi të guximshëm, do jemi ne fajtorët. Kush luan me mençuri, do të fitojë,” thotë në fund Ahmeti, sipas stenogrameve sekrete të “FAZ”./Foldrejt.com