Neymar është ende në proces rikuperimi nga një dëmtim i rëndë dhe një operacion në gju. Pasi kaloi nga PSG te klubit i Arabisë Saudite, Al Hilal për 400 milionë euro në dy sezone.
Ai pësoi një dëmtim që e pengoi të luante këtë sezon. Ai e kalon kohën në mënyra të ndryshme dhe siç theksojnë përdoruesit e rrjeteve sociale, duket qartë se futbolli nuk është prioriteti i tij kryesor.
Futbollisti brazilian është filmuar së fundmi, ku ajo që ra menjëherë në sy të përdoruesve të X (ish Twitter) është pamja e tij. Edhe pse me gjasë do të rikthehet në fushë në formën e dëshiruar, Neymar nuk duket sot si një futbollist profesionist, gjë që shumë e komentojnë në rrjetet sociale.
“Refuzoj të besoj se është ai”, “Ky duhet të jetë fotomontazh”, “Ai hëngri gjithë rrogën”, “Sa turp”, janë vetëm disa nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale, përcjell Fol Drejt.